Test fals për të kaluar në Maqedoni, arrestohen babë e bir në Dibër

schedule10:56 - 20 Shtator, 2021

schedule 10:56 - 20 Shtator, 2021

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, babë e bir, të cilët janë paraqitur në doganën e Bllatës me teste PCR fals. Të dy ata kanë dashur të futen në Maqedoni duke mos kryer një test të rregullt PCR, por janë mjaftuar me falsifikimin e të dhënave, gjë që duket se do t’u kushtojë shumë.

“E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Dibër

Paraqitën  formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit, arrestohen nga Policia 2 shtetas (babë e bir)

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë,  arrestuan në flagrancë shtetasit

N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!