Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit. Për këtë çështje investimi, ekzekutivi ka zhvilluar takime me MCC – korporatë amerikane.
Megjithatë, Express ka mësuar se qeveria i ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të papranueshme për amerikanët. Por, sa i rëndësishëm është ky projekt për Kosovën? 200 milionë euro është vlera e projektit për infrastrukturën e gazit natyror në Kosovë.
Krahas kësaj, ky plan nga agjencia amerikane MCC, është duke u shqyrtuar nga Qeveria e Kosovës.
Këtë e tha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, një ditë më parë.
Ajo tha se është duke u diskutuar ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit, i cili do t’i jepte qasje Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut në tregun e gazit natyror në Greqi.
Gazeta Express ka raporutar dje se qeveria ia ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të pa pranueshme për korporatën amerikane.
Krejt kjo situatë e paqartë u kritikua nga opozita në vend.
Sipas ish-deputetes Melihate Tërmkollit, Rizvanolli me deklaratat e saj, mjegulloi edhe më shumë çështjen e gazsjellësit.
Kritika për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, ka pasur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se kjo çështje, përveç në aspektin ekonomik, ka ndikim edhe në fushën politike.
Njëjtë deklarohet edhe profesori universitar, Nagip Skenderit, i cili ka sqaruar se cilat janë përfitimet nga gazi natyror.
Mirëpo sipas Skenderit, ky gaz ka edhe aspekte negative, që kanë të bëjnë me mjedisin.
Krahas kësaj, njohësi i ekonomisë shprehet se ky projekt duhet të pritet krahëhapur.
Kosova prodhon energji duke përdorur djegien e thëngjillit, që llogaritet si një prej kontribuuesve kryesorë në ndotjen e ajrit./ GazetaEkspres