Grupi i parë me civilë i dërguar në hapësirë nga Space X ka kaluar ditën e parë larg Tokës.
Ekipi që mban emrin “The Inspiration4” ndau foto në Twitter në të cilat Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski shfaqeshin në bordin e kapsulës “Creë Dragon”.
Në postim shkruhej “ekipi Inspiration 4 patën një ditë të parë të mrekullueshme në hapësirë.”
“Ata kanë përfunduar më shumë se 15 orbitime rreth planetit Tokë që nga ngritja…”
Grupi i parë me turistë u nis në hapësirë rreth orës 8pm EST të mërkurën nga Qendra e Hapsirës Kennedy në Florida.
Ata do të qëndrojnë tre ditë në hapësirë duke i ardhur planetit rreth e rrotull përpara se të kthehen në Tokë të shtunën. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, Inspiration4 është misioni i parë që drejtohet plotësisht nga civilë. /abcnews.al/