Mendes futi “xixat” për Manchester City, tani Barça e Ansu Fati drejt rinovimit

schedule09:53 - 17 Shtator, 2021

schedule 09:53 - 17 Shtator, 2021

“Jorge Mendes ia ka ofruar Ansu Fatin anglezët të Manchester City”, ky ishte lajmi i para pak ditëve dhe që normalisht ka shqetësuar tifozët e Barcelonës.

Talentit spanjoll i është dhënë numri dhjetë pas largimit të Leo Messit dhe sigurisht që ai është pjesë e rëndësishme e planeve të klubit për të ardhmen.

Kontrata i përfundon më 30 qershor, por në marrëveshje ka një klauzolë që i jep mundësinë Barcelonës ta zgjatë edhe për dy vite.

Nga ana tjetër menaxheri i Ansu Fati, Jorge Mendes, kërkon të nënshkruajë një kontatë në të re dhe aktualisht ai ndodhet në Katalonjë.

Cadena Ser shkruan se Mendes ka darkuar me Ansu Fati dhe ka pasur një takim me drejtuesit e Barcelonës.

Mes të tjerash, dhe ajo që është më e rëndësishme, palët duken pranë një marrëveshjeje për nënshkrimin e kontratës së re me talentin blaugrana. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!