Dy ditë më parë, Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sha Yosef Nazarian. Modelja publikoi një foto me të birin e porsalindur në krahë, ku shfaqej teksa po e ushqente me qumësht gjiri.
Ndërsa ditën e sotme, përmes një postimi në Instastory, Emina zbuloi se ende vuan nga kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes, të cilat i krahason me të njëjtat dhimbje kur fëmija do të lindë.
“Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë!!! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne”, ka shkruar modelja në një postim./abcnews.al