Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kënaqësi gjithmonë kthimi në shtëpi”, Çunmulaj: Samiti sukses për ne që jemi jashtë

schedule18:03 - 14 Prill, 2026

schedule 18:03 - 14 Prill, 2026

“Besoj se ky samit është një sukses shumë I madh, po ashtu për Shqipërinë por edhe për ne që jemi jashtë” kështu u shpreh për mikrofonin e ABC Neës Emina Cunmulaj, e pranishme në Samitin IV të Diasporës në Tiranë.

“Është kënaqësi gjithmonë kthimi në shtëpi. Është nder i madh për ne emigrantët që jemi jashtë të kthehemi në vendin tonë, ku mundet të flasim gjuhën shqipe. Por është momenti ku të gjithë të jemi të bashkuar, të bashkëpunojmë, të krijojmë ura dhe të sjellim edhe Diasporën në shtetin amë, e ku më bukur se në Tiranë edhe të jetë një panel diskutimi mes dy palëve. Besoj se ky samit është një sukses shumë i madh, po ashtu për Shqipërinë por edhe për ne që jemi jashtë.” tha ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!