Largimi i Cristiano Ronaldos ishtë një lehtësim i madh financiar për arkën e Juventusit, por la një hendek të rëndësishëm përpara. Italianët nuk janë të kënaqur vetëm me Kean dhe do të tentojnë një tjetër sulmues në merkaton e dimrit.
“Zonja e Vjetër” hedh sërish sytë nga kryeqyteti spanjoll dhe ka kontaktuar me Real Madridin për situatën e Luka Jovic. Serbi hyri me vështirësi ne planet e Ancelottit dhe dalja e tij në merkaton e dimrit po fiton forcë.
Sulmuesi vitin e kaluar u huazua te Frankfurt ku dhe një rezultat të mirë, por këtë herë mund të jetë një opsion i detyrueshëm i blerjes. “Los Blancos” duan ta heqin qafe përfundimisht sulmesin dhe jo më një huazim me kthim./abcnews.al/