Sekuestrohen prona me vlerë 70 milionë lekë të reja në Elbasan

schedule11:20 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 11:20 - 11 Dhjetor, 2018

Pak kohë pasi u arrestua për llogari të autoriteteve italiane, prokuroria e Elbasanit, ka sekuestruar pasurinë e Kastriot Kilës. Mbi 37-vjeçarin i njohur ndryshme edhe me emrin “Oti” rëndojnë disa akuza, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.

Prokuroria e Elbasnit thekson se janë vendosur në sekuestro preventive prona me vlerë deri në 70 milionë lekë të reja. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe. Kila u prangos pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale. Për këtë shtetas transaksionet financiare të dyshimta u krye në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!