Një ditë para zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë-shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në faqen zyrtare në Facebook. Përfaqësia e diplomacisë amerikane në vendin tonë pret që gjyqtarët e prokurorët të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike./abcnews.al