TIRANË– Gjykata Speciale me 16 shtator pritet të shpallë vendimi për ish-krerët e UÇK, 6 vite pas fillimit të procesit.
Sipërmarrësi Hektor Beqiri i ftuar në “Balkan Update” në ABC News shprehu bindjen e tij se më 16 shtator, katërshja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës do të fitojë lirinë.
Ai theksoi se ata figura kanë dhënë kontribut të çmuar për Kosovën, ndërsa thotë se pastërtinë e luftë së UÇK-së e ka konfirmuar vetë Haga në rastin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, të cilët u shpallën të pafajshëm.
“Kam bindje se ata janë të pafajshëm dhe është duke iu bërë një padrejtësi. Kam pasur bindje që nga fillimi i këtij procesi se ata janë të pafajshëm. Ata kanë kontribuuar për lirinë e Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës dhe deri në pavarësinë e Kosovës.
Ata kanë qenë gjithmonë dinjitozë dhe vetë ata e dinë se janë të pafajshëm. E dinë se vendimi do jetë me 99.9 %, do jetë lirues.
UÇK e ka dëshmuar se lufta ka qenë e pastër dhe këtë e ka dëshmuar Haga në rastin e Ramush Haradinajt, që u shpall i pafajshëm dhe për Fatmir Limajn, i cili u shpall i pafajshëm.
Besoj se 16 shtatori besoj se do jenë dita e fundit që ata do jenë brenda, më 17 shtator besoj se ata do të lirohen”, tha ai./abcnews.al

