Paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit, Vuçiç i përgjigjet Albin Kurtit

schedule11:22 - 15 Shtator, 2021

schedule 11:22 - 15 Shtator, 2021

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Në një ceremoni të prezantimit të armëve dhe aparateve ushtarake të Ministrisë së Brendshme dhe ushtrisë serbe, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë.

Vuçiç tha se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje irracionale.

“Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb pritet të takohet sot në Beograd me përfaqësuesit e listës serbe. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!