Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
Në total numri i rasteve aktive është 15.835. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /abcnews.al/