18 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

schedule23:39 - 13 Shtator, 2021

schedule 23:39 - 13 Shtator, 2021

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 18 viktima nga koronavirusi dhe 183 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive bazohen në testimin e 2,035 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Sipas saj, 531 persona u raportuan të shëruar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë flet për një stabilizim të gjendjes epidemiologjike, përkatësisht ulje të numrit të viktimave krahasuar me ditët e mëparshëme, kur shifra e të vdekurve kalonte 30 në ditë, ndërsa e të infektuarve ishte mbi 1,000.

Viktimat e ditës së hënë janë: nëntë në Shkup, katër në Kavadar, nga dy në Tetovë dhe Manastir dhe një në Gostivar.

Sa u përket të infektuarve, më së shumti janë regjistruar në Shkup: gjithsej 132 raste.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar në total mbi 183,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, 6,277 pacientë kanë humbur jetën.

Mbi 13,000 raste aktualisht janë aktive.

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se gjendja epidemiologjike, që po shkon drejt stabilizimit, është rezultat i masave që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Vaksinimi dhe respektimi i masave janë mënyra e vetme për të penguar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetët e njerëzve. Vaksinat janë të sigurta, ato janë mjeti i vetëm për kthimin e gjendjes normale në vend”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri të hënën, mbi 630,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit./ REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!