Luftëtari ndalet nga shtyllat, Teuta arrin fitore të madhe në Gjirokastër

schedule17:32 - 15 Nëntor, 2017

schedule 17:32 - 15 Nëntor, 2017

Teuta iu shkëput fundit të klasifikimit në Superligë me fitoren e arritur në Gjirokastër. Rezultati ishte 3-2, por Luftëtari vendas nuk pati fat.
E nisi shumë mirë, pastaj kaloi një krizë, por duket se e mori veten përsëri.
Teuta fitoi një tripikësh tepër të vyer në Gjirokastër, sukses që e ndihmoi t’i shkëputej fundit.
Rezultati ishte 3-2 në një përballje shumë të fortë ndaj Luftëtarit, me durrsakët gjithnjë në epërsi, por me vendasit që patën fatin kundër.
Nëse Teuta ia doli, Gjirokastritët u ndalën dy herë nga shtyllat, dhe po të kishte qenë ndryshe, edhe rezultati, me siguri që do të kishte dalë tjetër.
Riza Karimi shënoi së pari për miqtë, pastaj Bregu barazoi për Luftëtarin me të nisur pjesa e dytë.
Në vazhdim, Teuta kaloi sërish në epërsi me golin e realizuar nga Dediç, ndërsa më pas gjyqtari Ziri u dha një shans tjetër durrsakëve duke iu akorduar penallti.
Pas protestave vendase, Dediç e ktheu 11-metërshin në gol, edhe pse ndeshja nuk u mbyll deri në fund.
Luftëtari goditi sërish shtyllën, dhe tepër vonë shënoi edhe golin e dytë.
Për fat të keq, nuk pati kohë për të barazuar, dhe skuadra e Hasan Likës është tashmë tepër e rrezikuar në vendin e tretë nga fundi.
Në një Superligë që është tepër të ekuilibruar, me përjashtim të Skënderbeut, faktori fushë po luan rol gjithnjë e më pak, një ndryshim i madh në krahasim me sezonet e kaluara./abcnews.al