Kanë vijuar edhe gjatë se dielës prishjet vullnetare të objekteve pa leje që janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Siç njofton Bashkia e Tiranës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka prishur disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3, dhe që shërbenin si lavazhe, dyqane për materiale elektrike. Edhe gjatë aksionit të së dielës IMT-ja dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.
Deri më tani numri i ndërtesave pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti rrugor ka shkuar në mbi 30 të tilla, ndërsa puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë të mundur krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe./abcnews.al