Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 4 mijë raste dhe 34 të vdekur nga Covid në Itali

schedule16:59 - 12 Shtator, 2021

schedule 16:59 - 12 Shtator, 2021

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 4,664 reja raste me koronavirus nga  267,358 testime të kryera. Një ditë më parë u njoftuan 5,193 infeksione nga 333,741 teste.

Në 24 orët e fundit 34 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 129,919.

Pranimet në repartet e zakonshme janë ende në rënie katër më pak se një ditë më parë, ndërsa ata në kujdes intensiv po rriten pak (+12). Aktualisht pozitivë me Covid në të gjithë vendin janë 127.334. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!