Mbi 150 mjekë dhe infermierë u rekrutuan gjatë pikut të pandemisë, për të përballuar fluksin e pacientëve në spitalet Covid. Gjatë periudhës së verës, kur spitalet u boshatisën dhe në dispozicion të pacientëve të infektuar, mbeti vetëm spitali infektiv, një pjesë të tyre iu ndërpre kontrata.
Përgjegjësi për rekrutimet e stafit covid Arben Gjata, tregon për ABC se çfarë do ndodhë tashmë që rastet janë shtuar. “Do të veprohet në varësi të nevoja që do të ketë sistemi për të përballuar situatën. Do të shohim tani” tha ai.
Spitalet rajonale janë një tjetër skenar që do të vijnë në ndihmë të përballimit të fluksit. Pacientët në gjendje të lehtë dhe të moderuar nuk do të sillen në spitalet e Tiranës.
Sanatoriumi, do të hapet vetëm nëse situata e covid nuk menaxhohet nga 3 spitalet covid që janë në dispozicion. Ky spital do të vijojë të jetë në funksion të pacientëve me sëmundje të mushkërive apo atyre që kanë pasoja post-covid./ Abcnews.al