Telashet e Jerome, Kevin-Prince Boateng: E urrej dhunën ndaj grave, jam distancuar me vëllain

schedule11:51 - 11 Shtator, 2021

schedule 11:51 - 11 Shtator, 2021

Jerome Boateng e ka pësuar nga gjykatat gjermane. Ai është i detyruar të paguajë 1.8 milion euro dëmshpërblim ndaj ish-partneres së tij, për shkak të dhunës së ushtruar.

Qendërmbrojtësi, i cili është tanimë pjesë e Lyon, i ka shpëtuar qelisë, por nga ana tjetër veprimet e tij e kanë distancuar nga i vëllai, Kevin-Prince Boateg.

Futbollisti i Hertha Berlin ka komentuar dënimin që ka marrë Jerome dhe është krejtësisht i qartë në atë që thotë për Spox.

“Nuk kam të bëj fare me atë që ka bërë vëllai im. jam distancuar nga Jerome prej një kohne të gjatë. E vlerësoj dhe e respektoj ligjin gjerman.

Unë e urrej dhunën ndaj grave. Nuk identiffikohem me veprimet e vëllait tim, prandaj nuk kam asnjë lidhje me gjërat që ai bën”, është shprehur Boateng. / abcnews.al