J Balvin është frymëzuar nga djali i tij i porsalindur, Rio që erdhi në jetë në fund të qershorit. 36-vjeçari kolumbian i ka dedikuar një këngë prekëse, të titulluar “Querido Rio”. Kënga, e cila është pjesë e albumit të tij të ri, përfshin gjithashtu dhe rrahjet e zemrës së vogëlushit.
Balvin konfirmoi se përfshiu rrahjet e zemrës së Rio-s, të regjistruara gjatë ultrazërit, në një intervistë për Billboard. Ai gjithashtu shprehu se sa emocionuese ishte krijimi i këngës. “Asnjëherë nuk kam qarë aq shumë për të bërë një këngë.
Më duhej të bëja pauza gjatë regjistrimit. Unë e shkrova para lindjes së Rio-s por nuk do të ndryshoja asgjë.”, tha ai për revistën. /abcnews.al