Liverpool dhe klube të tjera të mëdha në Evropë kërkojnë shërbimet e Bellingham javët e fundit, e Borussia Dortmund i është përgjigjur me një “JO” të fortë.
Transferuar nga Birmingham në verën e 2020 për 23 milion euro, mesfushori është një garanci për të ardhmen e klubit gjerman.
Për të shmangur çdo lloj përpjekje për të nënshkruar me të, Dortmund tashmë është duke punuar për të rinovuar kontratën më talentin anglaz, i cili do të bëhej një nga më të paguarit e skuadrës dhe do të zgjaste qëndrimin e tij deri në 2026.
Paraqitjet e tij këtë fillim sezoni nuk mund të jenë më të mira, me një gol dhe dy asist në tre ndeshje. /abcmews.al/