Të rinjtë më të prekur nga COVID, ISHP: 32% e të infektuarve 25-45 vjeç

schedule16:22 - 10 Shtator, 2021

schedule 16:22 - 10 Shtator, 2021

Nga Ajgena Korbi

Covid 19 po përhapet gjithnjë e më tepër mes të rinjve.  Rreth 32 % e rasteve pozitive janë nga 25 deri në 45 vjeç.  Mosha që sipas epidemiologut Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik po refuzon më shumë vaksinën.

Përhapje me e madhe e koronavirusit po vihet re në zonat turistike. Në 30 bashki të vendit kurba e të infektuarve po vijon ngjitjen ndërsa ditët e fundit janë shënuar rreth  1 mijë të prekur.  Megjithatë specialistët e Institutit të  Shëndetit Publik thonë së vendi nuk ndodhet në situatë kritike.

Për shkak të situatës epidemiologjike Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.  Por për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik vendi ynë paraqitet më mirë se rajoni.

Shqipëria është përfshirë nga vala e katërt e pandemisë.  Specialistët parashikojnë rritje të infektimeve përgjatë vjeshtës dhe dimrit. Pavarësisht se ato mendojnë se kjo do të jetë një valë më e butë se ato që kaluam apelojnë për të marrë dy dozat anti Covid dhe për të respektuar masat mbrojtëse./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!