Janë 30 të plagosurit në Paris gjatë përplasjeve të dhunshme mes agjentëve të policisë dhe manifestuesve në të shtunën e katërt të protestave të jelekëve të verdhë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet të cilat saktësojnë se në mes të plagosurve tri janë agjentë policie, të cilët nuk kanë dëmtime serioze. Pas orës 14.00 kanë nisur dhe aktet vandale në rrugët kryesore të kryqytetit francez, disa automjeteve iu është vënë zjarri si dhe janë shkatërruar disa vitrina dyqanesh të cilët më pas dhe janë grabitur.
Jelekët e verdhë kanë protestuar dhe në Bruksel. Por situate është më e tensionuar në kryeqytetin francez. Në Paris janë mbyllur muzeu i Luvrit, kulla Eifel, teatrot dhe dyqanet në Champs Elysées. Reth 90 mijë agjentë policie janë mobilizuar në të gjithë vendin, 8 mijë prej të vilëve vetëm në Paris. Numri i të ndaluarve nga ana e policisë në Paris është mbi 600, ndërsa në Bruksel 50. Kufit në Ventimilja mes Italisë dhe Francës është zhbllokuar sërish pas një mbylljeje të shkurtës nga ana e manifestuesve./abcnews.al