Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Tetovë, gazetari: Vështirësi në identifikimin e viktimave, pistat e hetimit

schedule17:55 - 9 Shtator, 2021

schedule 17:55 - 9 Shtator, 2021

Prokuroria ka nisur hetimet për zjarrin në spitalin e Tetovës që vrau 14 persona dhe dhe plagosi 12 të tjerë. Në një lidhje direkte për ABC, gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekiria Mexhiti dha më shumë detaje për tragjedinë që tronditi vendin.

Mexhiti tha se autoritetet po hasin vështirësi në identifikimin e viktimave për shkak të djegies që kanë pësuar. Gjithashtu, në mesin të të vdekurve dyshohet të ketë edhe familjarë, të cilët kanë qenë në spital.

“Më e rëndë ka qenë identifikimi i viktimave, për shkak të djegies totale që kanë pasur pacientët në spital. ka qenë e vështirë dhe vazhdon të jetë, nuk kemi ende emrat e personave që kanë humbur jetën. Kemi të bëjmë me një tragjedi të përmasave të mëdha.

Kemi pasur të bëjmë me spital që kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të pacientëve që kanë qëndruar me familjarët e tyre. Nga informacion të pakonfirmuara flitet që ka edhe familjarë jo të infektuar që kanë humbur jetën gjatë tentimit për të shpëtuar,” thotë gazetari.

Mexhiti zbulon se janë tre pista në të cilat është përqëndruar prokuroria për hetimet.

“Kemi të bëjmë me një rast shumë kompleks, një shpërthim që ndodh për herë të parë në një spital modular, të krijuar nga materiale të lehta ndërtimore, plastikë. Meqenëse kemi të bëjmë me një spital të tillë, me një shpërthim të pazakontë, e bën rastin më kompleks. Ekspertiza në terren është duke vazhduar. Prokuroria e Tetovës ka kërkuar përforcim. Ka pasur mjaft informacione edhe të një zjarrvënie të qëllimshme.

Pista e dytë është ajo e shpërthimit të një bombole gazi dhe e treta lidhet me një defekt të furnizimit me oksigjen. Ka pasur denoncime se ka pasur defekte në spital,” thotë ai.   g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!