I vdiq djali në spitalin e Tetovës, i ati flet mes lotësh: Po luftonte me virusin, la tre fëmijë jetimë

schedule16:37 - 9 Shtator, 2021

schedule 16:37 - 9 Shtator, 2021

Babai i një 38-vjeçari nga Tetova që humbi jetën nga zjarri i mbrëmjes së djeshëm, ka folur para kamerave dhe ka treguar detaje të reja mbi ngjarjen.

Ai tha se i biri po luftonte prej kohësh me virusin vdekjeprurës, por e pësoi nga zjarri.

I moshuari përlotet para kamerave teksa shtoi se i biri la dy fëmijët jetimë.

“Ai ishte shumë i ri, dy fëmijë mbetën pa baba”, tha babai i të ndjerit nga Tetova dhe më pas largohet nga gazetarët pasi sytë i mbushen me lot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!