Tregjedi në Itali, paniku në diskotekë shkakton 6 të vdekur

schedule08:42 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 08:42 - 8 Dhjetor, 2018

Gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e shtypjes së njerëzve të cilët u përpoqën të dilnin nga diskoteka pas hedhjes së sprajit djegës. Tragjedia ka ndodhur në Itali ndërsa viktimat janë pesë adoleshentë dhe një grua që shoqëronte të bijën.

Pesë adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç dhe një grua që shoqëronte të bijën, humbën jetën si pasojë e shtypjes nga turma gjatë një situate paniku në një diskotekë në Ankonetano të Italisë. Paniku u shkaktua gjatë koncertit të reperit Sfera Ebasta, dhe ndodhi si pasojë e përdorimit të një spraji djegës. 66 të plagosur, mes të cilëve 12 në gjendje të rëndë, disa prej të cilëve në rrezik për jetën.

Viktimat janë dy vajza 14-vjeçare, një djalë 16 vjeç, një djalë dhe një vajzë 15 vjeç dhe një grua 39 vjeç. Hetuesit po përpiqen të zbardhin shkaqet e tragjedisë, por dhe faktin në se në diskotekë ndodheshin më shumë persona se kapaciteti i duhur. Por një nga arsyet për numrin e lartë të viktimave mund të jetë dhe mungesa e daljes së urgjencës.

Një nga të plagosurit u shpreh se po kërcenin dhe papritur kishin ndjerë sprajin djegës, pasi ishin përpjekur të dilnin truprojat nuk i kishin lejuar duke u kërkuar të ktheheshin brenda. Në këto meomente ka shpërthyer dhe paniku. Lokali është sekuestruar dhe gjatë natës policia ka marrë në pyetje gjashtë anëtarët e shërbimit të sigurisë së tij./abcnews.al