Me 162 km/orë në rrugë, 11 shoferë në pranga dhe 39 patenta të hequra

schedule15:39 - 9 Shtator, 2021

schedule 15:39 - 9 Shtator, 2021

Në kuadër të sigurisë në rrugë  gjatë 24 orëve të fundit në prangat e policisë Rrugore kanë rënë 11 shoferë dhe janë hequr 39 patenta.

Sipas policisë nga patentat e hequra, 23 janë pezulluar për të shpejtësi mbi normat e lejuara  deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara  deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve:  Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.   /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!