Kim Yong Un qeveris Korënë e Veriut përmes terrorit prej disa vitesh, ashtu siç bëri babai dhe gjyshi i tij më parë. Kim pëlqen të bëjë parada gjigante nëpër rrugët e kryeqytetit, herë për t’i treguar forcën botës, e herë për të ngopur me propagandë banorët e vendit të tij.
Sëfundmi, ai u dobësua shumë duke tërhequr vëmendjen e mediave botërore, të cilat filluan të shkruanin shpesh mbi këtë gjë, e cila u ndalua me ligj ndërkohë që të flitej brenda Koresë së Veriut.
Por, kësaj radhe nuk është ky shkaku se përse Korea e Veriut është sërish në krye të titujve të mediave botërore.
Një foto e disa personave të maskuar dhe veshur me të kuqe është duke bërë xhiron e mediave online. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një parakalim të forcave që po përballojnë koronavirusin, apo nëse bëhet fjalë për një njësi të posaçme për luftë biologjike, megjithatë pamjet janë shqetësuese.
Fotoja u publikua nga agjencia shtërore e lajmeve të Koresë së Veriut./abcnews.al