Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ngushëllim për familjarët e viktimave pas zjarrit të rënë në një strukturë spitalore Covid në Tetovë.
Rama shkruan se ka një përqafim vëllazëror për të gjithë komunitetin e Tetovës dhe për popullin e Maqedonisë.
“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja ” shkruan Rama.
Kujtojmë se nga zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në spitalin covid në Tetovë të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur disa të tjerë./ abcnews.al/