Takohen Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK zbulon se për çfarë biseduan

schedule17:43 - 8 Shtator, 2021

schedule 17:43 - 8 Shtator, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë takuar këtë të mërkurë.

Krerët e opozitës u takuan për të pirë kafe teksa biseduan për ngjarjet aktuale në vend. Këtë takim e konfirmoi zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili edhe tregoi arsyet e takimit.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me Abdixhikun dhe Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!