SHBA nuk ka në plan të njohë qeverinë e talebanëve

schedule20:27 - 7 Shtator, 2021

schedule 20:27 - 7 Shtator, 2021

Pas shpalljes së qeverisë së përkohshme të talebanëve, është ende e paqartë se çfarë roli do të luajë Haibatullah Ahunjada, udhëheqësi suprem i talebanëve.

“Unë i siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë se sundimtarët do të punojnë shumë për të zbatuar ligjin islam të sheriatit në vend ,” tha Ahunjada në një deklaratë në gjuhën angleze disa ditë më parë.

Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve që shoqëronin Presidentin amerikan Joe Biden në Nju Jork se Uashingtoni nuk pritej të njihte qeverinë talebane.

Talebanët janë përpjekur vazhdimisht të sigurojnë afganët dhe vendet e tjera se nuk do të kthehen në praktikat brutale të 20 viteve më parë, kur ndaluan gratë dhe vajzat të punonin dhe studionin. Megjithatë, Perendimi ka deklaruar se nuk do të ketë njohje. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!