Për herë të katërt, në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në Portin e Durrësit, anti-droa ka gjetur një sasi të konsiderueshme kokaine. Sipas policisë, pas peshimit të pakove, rezulton se në kontejnerët që vinin për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit” u gjetën 7.7 kg kokainë.
Ndërkohë, Abcnews.al ka siguruar edhe pamje të pakove në të cilat ishte mbështjellë lënda narkotike.
Mësohet se ka qenë Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut që ka ushtruar kontroll të imtësishëm në një nga kontenierët e ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë Barjon Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti. Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe tre herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj. /abcnews.al/

