Zbulohen prapaskenat e numrit “10” te Barcelona, Aguero: E refuzova në respekt të Messit

schedule16:23 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:23 - 6 Shtator, 2021

Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, pritej me padurim të zbulohej lojtari i radhës që do ta mbante atë numër legjendar në shpinë. Gjithashtu kishte zëra sa ai numër do të mbyllej me “kyç” nga klubi në nder të ish-kapitenit të tyre.

Mundësia e dytë nuk ndodhi, pasi numri “10” tanimë zyrtarisht është në shpinën e talentit, Ansu Fati.

Së fundmi janë zbuluar prapaskena interesante rreth kësaj situate, pasi Sergio Aguero ka zbuluar se ai refuzoi të mbante fanellën me atë numër në respekt të Leo Messit.

Nuk është se unë nuk e doja atë numër, por ishte mungesë respekti për Leon”, tha golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester City-t.

Ndër të tjera sulmuesi argjentinas nuk harroi të thumbone rivalët e Real Madridit pas i dështuan të sillnin në “Santiago Bernabeu” Kylian Mbappe duke thënë: “Mbappe, Mbape, Mbpape… gjithë ditën me Mbapenë. Gjithë ditën duke na çarë kokën me Realin. A erdhi Mbape në fund?”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!