Pas 5 ndeshjes pa fitore, dhe barazimi i fundit i Francës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Ukrainës, ka rritur edhe më shumë presionin te Didier Deschamps.
Por, kjo nuk është e tëra pasi sipas të përditshmes franceze, “L’Equipe” atmosfera te kampionia e botës nuk është aspak e mirë.
Të pakënaqur me situatën e krijuar janë disa futbollistë, të cilëve nuk u është zbuluar identiteti.
Por edhe vetë kapiteni i Francës, Hugo Lloris ka kritikuar bashkëlojtarët e tij pas paraqitjeve në ndeshjet e fundit kualifikuese.
Franca është në grupin D, dhe pas pesë ndeshjeve ka dy fitore dhe tri barazime me nëntë pikë të grumbulluara në pozitën e parë. /abcnews.al/