Ish zv/kryeministri Erion Braçe ka shkruar sërish një mesazh nga rrjetet sociale pas largimit nga qeveria.
Në një status në rrjetet sociale ai ka postuar një pikturë të artistit Ardian Cene, një filxhan kafeje të përmbysur dhe një libër. Ai shton se e mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia.
“Ardian Cene është një artist i madh. Kjo pikturë është e tij; një filxhan kafeje i përmbysur- dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat”, shkruan Braçe.
Në mandatin e tretë të socialistëve, Braçe do të vijojë të jetë në Kuvend si deputet i zonës së Divjakës ndërsa është votuar për të qenë një nga 12 anëtarët e kryesisë së partisë, pa asnjë post në kabinetin qeveritar. m.v/abcnews.al