Albion Marku rikthehet në Superiore dhe do të veshë fanellën e Partizanit, pas dy sezoneve me Laçin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është nën kontratë me Lokomotiva Zagreb, që këtë sezon e huazon te “Demat e kuq”.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb.
Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do t’i bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21”, njofton Partizani. / abcnews.al