Studentët e Korçës janë zhvendosur në sheshin kryesor të qytetit, duke e bllokuar atë.
Që në mëngjes, ata kanë bojkotuar mësimin dhe para godinës së Universitetit “Fan Noli”, u bashkuan studentë nga të gjitha fakultetet e tij.
Më pas ata marshuan në bulevardin “Republika”, duke u ndalur e bllokuar sheshin qendror të qytetit të Korçës. Qarkullimi në dy anët e rrugës u bllokua.
Njëlloj si studentët e Tiranës, Elbasanit e Durrësit, edhe ata të Universitetit të Korçës protestojnë kundër tarifave të larta, përfshirë tarifën për provimet e prapambetura si dhe kërkojnë përmirësim të kushteve universitare.
Studentët deklarojnë se protestën do ta vazhdojnë e do të ketë përshkallëzim, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Në Korçë studentët ishin organizuar./abcnews.al