Emerson nuk fshihet: U lëndova prej Barcelonës, s’kisha zgjedhje tjetër

schedule14:15 - 3 Shtator, 2021

schedule 14:15 - 3 Shtator, 2021

Emerson Royal nuk e ka pritur mirë largimin nga Barcelona drejt Tottenham. Mbrojtësi krahut të djathtë qendroi për rreth një muaj te katalanasit, që më pas e shitën.

“Unë nuk dija asnjë gjë për këtë tratativë. Mbasdite klubi më telefonoi dhe më kërkoi një takim. Aty më njoftuan për shitjen në Angli dhe arsyeja është fakti që klubi gjendet në vështirësi financiare.

Unë doja të qëndroja, por nuk kisha mundësi tjetër dhe vendosa të largohesha. A ndihem i përdorur? I përdorur nuk mund ta them, sepse nuk do të ishte e drejtë.

Fjala e saktë do të ishte i lënduar, unë ndjehem i lënduar nga mënyra se si klubi spanjoll veproi me mua. Ata mund të kishin vepruar më mirë në këtë situatë”, ka thënë Emerson. / abcnews.al