Kosova do të luajë sot në Batumi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B të eliminatoreve për Botërorin 2022 në Katar.
Dardanët nuk kanë asnjë pikë nga dy ndeshjet e zhvilluara për kualifikimet e Botërorit, pasi u mposhtën nga Spanja e Suedia.
Gjeorgjia ndërkohë ka një pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara, duke barazuar me Greqinë, teksa u mposht nga Spanja dhe Suedia.
Formacionet zyrtare
Gjeorgjia: Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov, Aburjania, Kankava, Tsitalshvili, Kitelshvili, Qazaishvili, Kvilitalia.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V. Berisha, Halimi, Dresevic, L. Kastrati, Muriqi, Rashani. /abcnews.al