Refuzimi për të shkuar në shkollë, psikiatria: Si të përgatitini fëmijët për ndryshimin

schedule16:33 - 2 Shtator, 2021

schedule 16:33 - 2 Shtator, 2021

Lot dhe refuzim. Ndjesi të tilla shoqërojnë shumë fëmijë në ditët e para  të kopshtit apo të shkollës.

Për të shmangur emocionet negative psikiatria për fëmijë dhe adoleshentë në Spitalin Amerikan 3 Elona Dashi këshillon prindërit ti përgatisin fëmijët për ndryshimet që do të ndodhin në përditshmërinë e tyre.

“Paraprakisht fëmijëve duhet t’u shpjegohet se përse po ndodhin këto ndryshime, pse po largohet nga shtëpia. Është mirë që prindi të fokusohet tek gjërat pozitive që e presin fëmijën. Nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që edhe prindi të jetë i përgatitur për këtë ndryshim. Sidomos ata prindër që për nga natyra janë ankthciozë, më së shumti nënat. Duhet të jenë sa më të qetë ditët e para që për fëmijët ky proces të jetë sa më pozitiv.”

Nëse trazimi emocional i të vegjëlve zgjat deri në një muaj mjekja këshillon konsultën me specialistin. Në të tilla situata bashkëpunimi mes prindit dhe mësuesit merr një rëndësi të veçantë.

“Problematika të tjera që po ashtu janë më të dukshme në procesin akademik, lidhen me vështirësitë e fëmijëve në përqendrim, hiperaktiviteti, lëvizshmëria e shtuar, problemet e sjelljes apo edhe ato problematika që janë të lidhura drejtpërdrejt në procesin akademik.”

Sipas psikiatres për fëmijë dhe adoleshentë në “Spitalin Amerikan 3” sa më shpejt të nisë trajtimi i shqetësimeve të tilla aq me i kënaqshëm është rezultati. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!