Një italian i shpallur në kërkim për trafik droge u kap në Durrës gjatë një operacioni ndërkombëtar të Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe karabinierisë së Barit. U deshën disa muaj hetime për të zbuluar vendbanimin dhe kapjen e 40-vjeçarit Xhovani di Kozimo, nga Bari i Italise.
Ndaj tij kishte nje mase sigurie “arrest me burg” per trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nga Gjykata e Barit. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim./abcnews.al