Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paradat e fitores, talebanët të lumtur me automjetet e blinduara e armatime të prodhuara nga SHBA

schedule21:16 - 1 Shtator, 2021

schedule 21:16 - 1 Shtator, 2021

Me largimin e amerikanëve talebanët kanë nisur që të shfaqin në paradën e tyre të fitores me dhjetëra automjete dhe armatime të lëna pas nga SHBA. Në një event të organizuar në qytetin e Kandahar-it ata madje ngritën në qiell një helikopter “Black Hawk” të mbuluar me flamurin e talebanëve.

Paradat në të cilat shfaqen pajisjet e marra nga forcat afgane ndërsa grupi militant merrte kontrollin e Afganistanit u bënë vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden mbrojti edhe një herë vendimin e tij për t’i dhënë fund prezencës së trupave amerikane në vend.

Të mërkurën, një linjë e gjatë e Humvees të gjelbër dhe automjete luftarake të blinduara udhëtuan përgjatë një autostrade jashtë Kandahar-it,  vendlindja shpirtërore e lëvizjes militante.

Shumë prej automjeteve kishin ngjitur flamurin e bardhë dhe të zi të talebanëve.

Të paktën një helikopter Black Hawk është parë duke fluturuar mbi Kandahar ditët e fundit dhe gjasat janë që të drejtohet nga një pilot i ish-ushtrisë afgane pasi talebanët nuk janë të trajnuar për të drejtuar këto lloj mjetesh fluturuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!