Donald dhe Romeo Veshaj janë binjakët më të njohur në Shqipëri. Ndonëse kanë shumë pak vite në skenë, suksesi i tyre është i madh.
Sot binjakët e famshëm të ekranit festojnë ditëlindjen dhe kanë marrë shumë urime.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte ai që Romeo i ka dedikuar Donaldit. Ai ka postuar një foto nga fëmijëria, ku të dy shfaqen me syze dhe të përqafuar.
“Gjitjmone bashke, asnjeher vetem! Edhe 100 vjec forca ime, qofsh i qeshur gjithe jeten krah meje @donaldveshaj (tagg nuk di ku te te bej ne foto vlla se spo e dalloj dot kush jam une e kush je ti)”, ka shkruar Romeo në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë që djemtë janë në qendër të mediave rozë për shkak të marrëdhënieve të tyre të dashurisë. Romeo është në një lidhje me vajzën e Niko Peleshit, Aleksian, ndërsa Donaldi pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani, thuhet se është i dashuruar me një vajzë bionde./abcnews.al