Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës Shqipëria dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; më të theksuara në veri dhe qendër ku në ekstremin verior pas mesditës do të ketë zhvillim të tyre duke gjeneruar reshje të dobëta dhe të izoluara. Mbrëmja dhe nata mbeten kryesisht të kthjellëta me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në jugperëndim të vendit. Era do fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites, me shpejtësi mbi 30 km/h nga verior, ndërsa në det do te gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al

