Barcelona dhe Chelsea e kërkuan me ngulm gjatë gjithë verës, por Atletico Madrid ka vendosur ta mbajë dhe këtë e tregon vetë presidenti i “Los Colchoneros”, Enrique Cerezo.
“Saul është një lojtar i madh, shumë i rëndësishëm për Atletico Madrid. Për momentin duam që ai të qëndrojë, për ne nuk është i transferueshëm, duke pasur parasysh ditët që kanë mbetur nga mbyllja e merkatos.
Ne e dimë se në futboll asgjë nuk është e sigurt, por ai është mirë dhe ne e duam atë me ne”, tha Cerezo për mediet spanjolle. /abcnews.al