Dermatologët: Shtatori, koha për trajtimin e njollave në lëkurë

schedule20:57 - 30 Gusht, 2021

schedule 20:57 - 30 Gusht, 2021

Përdorimi i kontraceptivëve, antibiotikëve, ndryshimet hormonale apo edhe faktori gjenetik shkaktojnë njollat në lëkurë tek femrat.

Mjekja dermatologe Monika Fida, thotë se stina e verës i bën edhe më evidente këto njolla që shpesh here shfaqen në fytyrë. Pikërisht, këto, sipas specialistëve, janë edhe më të vështira për t’u trajtuar.

“Trajtimi i njollave në lëkurë është sfide, si për mjekun dermatolog ashtu edhe për pacientin. Njollat në lëkurë shpesh herë janë shumë të vështira për t’u trajtuar, kërkojnë një ndjekje gjatë gjithë vitit. Nuk është një problem i lëkurës që trajtohet me një seancë të vetme, por kërkon disa procedura të ndërthura me njëra-tjetrën dhe me një përkujdesje të veçantë, si nga mjeku dermatolog ashtu edhe nga pacienti. Edhe kur trajtohen dhe zbehen disi gjatë periudhës së dimrit, sigurisht që njolla ka prapë predispozitën për t’u rishfaqur përsëri. Prandaj pacientit i caktohet një protokoll në varësi të njollës, të vjetërsisë, të shtrirjes në shtresa të lëkurës…”

Përdorimi i medikamenteve është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit. Sipas mjekes, vajzat dhe gratë duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi përdorimit të kremrave mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.

“Personat që kanë një predispozitë për ta formuar njollën, duhet të mbrohen në mënyrë të vazhdueshme për këtë arsye.  Duhet të riaplikojnë kremrat solarë….dhe produktet e darkës që kanë efikasitet të madh në zbehjen e njollës.”

Vajzat dhe gratë nuk mund t’i trajtojnë këto njolla gjatë stinës së verës për shkak të rrezeve të diellit, por këshillojnë periudhën pas muajit shtator.  Mjekja thotë se shpesh herë ato kanë çuar në krijimin e stresit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!