Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar para disa ditësh imazhet e koopertinës së albumit, të saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Ajo shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël. Koncepti i fotografisë bazohet në dashurinë që çdo nënë ka për fëmijën e saj.
Mirëpo, duket se përveç fansave kjo foto është pëlqyer shumë edhe nga emra të njohur të skenës. Më e fundit është Enca, e cila ka publikuar në InstaStory një foto, ku shfaqet duke pozuar me një qengj në krah, pak a shumë në të njëjtin pozicion si Dafina në koopertinën e albumit.
“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka përmbi foto dhe ka etiketuar Dafinën.
Kjo shaka ka treguar që të dyja vajzat kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën./abcnews.al