170 milion euro dhe 10 milion bonuse, kjo është oferta e Real Madrid për të blerë Kylian Mbappe nga PSG. Një ditë më parë Marca e bëri të kryer arritjen e marrëveshjes dhe u tha se sot mund të vinte edhe zyrtarizimi.
Gjithsesi në Francë vazhdojnë të këmbëngulin që nuk ka ndonjë zhvillimin. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka folur sërish dhe është i qartë me deklaratën e dhënë për El Chiringuito:
?? ÚLTIMA HORA MBAPPÉ ??
?? LEONARDO, a @elchiringuitotv:
? “NADA HA CAMBIADO en estos dos días. Estamos en la misma situación”.
? PROGRAMA ESPECIAL ESTA NOCHE a las 12 en @MegaTDT con @jpedrerol ? pic.twitter.com/FM7jpCIdRV
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 27, 2021
“Ajo çfarë mund të them është se asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me dy ditët e fundit. Situata është akoma e njëjtë”.
Më herët braziliani kishte deklaruar se PSG nuk e shet Mbappe nën vlerën që kishte paguar te Monaco. Kjo ndodhi pas Reali ofroi 160 milion euro për sulmuesin. / abcnews.al