Ndërtimi i Unazës së Madhe, ARRSH vlerëson objektet

schedule15:15 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 15:15 - 3 Dhjetor, 2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar punën për vlerësimin e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Tiranë.  Vetëm gjatë ditës së sotme inxhinierët e ARRSH-së përfunduan punën në 10 ndertesa, kryesisht me disa kate.

Pronarët e tyre sqaron Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi per shtyp kishin depozituar dosjet pranë ketij institucioni me kërkesën për të nisur procesin e shpronësimit.

Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se në total janë vlerësuar 82% objekteve pronarët e të cilëve kanë bërë kërkesë pranë ARRSH. Procesi, thotë Autoriteti Rrugor Shqiptar, do të vijojë dhe ditët e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!