Nga Washington Post
Kritikët e Biden nuk e menduan kurrë se tërheqja e trupave amerikanë do të shkaktonte një kaos të tillë në Afganistan.
Sigurisht që kjo nuk është një falje për skenat tragjike dhe kaotike që janë shpalosur në vend, përkundrazi, është një realitet. E vërteta është se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ti tërhiqnin të gjitha trupat ushtarakë në Afganistan.
Në thelb, mbështetja e qeverisë afgane do të ishte më pozitive sesa marrja nën kontroll e talebanëve. Problemi është se kjo luftë do të duhej të vazhdonte përgjithmonë. Amerika nuk mund të zhdukte të gjithë talebanët, pasi Afganistani është vendi i tyre, jo i SHBA-së.
Fati i kombit nuk do të kishte më shumë rëndësi për amerikanët se sa për ata. As Afganistani nuk do të kishte më shumë rëndësi për amerikanët sesa për institucionet ushtarake në Pakistanin fqinj.
Dhe nëse trupat ushtarakë do të largoheshin përfundimisht, çfarë do të ndryshonte nëse do të prisnin një vit ose edhe 10 vite?
SHBA-ja do të kishte shpenzuar shumë më tepër para dhe më shumë ushtarë amerikanë do të sakrifikoheshin por Afganistani do të mbetej. Shpërbërja e shpejtë e ushtrisë afgane prej 300,000 trupash tregoi që SHBA-ja nuk arriti të kuptonte se si funksiononte Afganistani edhe pas 20 vitesh.
Zyrtarët amerikanë menduan se forcat qeveritare mund ti rezistonin talebanëve të paktën për muaj, ndoshta edhe për një vit.
A duhej SHBA-ja të kishte evakuuar fillimisht përkthyesit afganë dhe personat e tjerë ndoshta duke përdorur bazën ajrore të braktisur tani në Bagram?
Ndoshta por një evakuim i tillë mund të kishte krijuar panik – “Amerikanët po largohen!” – dhe vendi do të ishte një objektiv i talibanëve dhe ISIS. Administrata filloi të paralajmërojë amerikanët se do të largoheshin nga vendi muaj më parë.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha rreth 4,500 ushtarë janë evakuuar dhe po përgatiteshin për të evakuuar edhe 500 të tjerë. Rreth 1.000 qytetarë amerikanë janë aktualisht në Afganistan dhe sipas Blinken nuk është e qartë nëse të gjithë ata persona dëshirojnë të largohen.
Ndërkohë, SHBA dhe aleatët e saj kanë evakuuar tashmë më shumë se 100,000 afganë, një arritje e jashtëzakonshme në rrethana të frikshme. SHBA-ja u ka një borxh të madh këtyre njerëzve dhe duhet të vazhdojë evakuimin e tyre.
Por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë, pasi kushtet po përkeqësohen me shpërthimet vdekjeprurëse si sulmi që u regjistrua të enjten jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai – dhe jo të gjithë ata që duan dëshpërimisht të largohen do të jenë në gjendje të largohen.
Kjo është tragjike. Imazhet që po shohim nga Kabuli janë tronditëse dhe të turpshme. Por njolla e vërtetë në nderin amerikan ishin premtimet që SHBA-ja u bëri për afganëve dhe që kurrë nuk u mbajtën.
Gjatë 20 viteve Afganistani “fitoi” gjak dhe thesar por jo demokraci laike.
/abcnews.al