Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimet pranë aeroportit të Kabulit, afganët dynden të frikësuar drejt kufijve

schedule23:02 - 26 Gusht, 2021

schedule 23:02 - 26 Gusht, 2021

Me mijëra afganë janë drejtuar të frikësuar në kufijtë e vendit në përpjekje për t’u arratisur pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në aeroportin e Kabulit. Megjithatë, përpjekjet e tyre për t’u larguar po pengohen nga talebanët të cilët kanë ngritur pika të shumta kontrolli.

Edhe ata që arrijnë të kalojnë kufijtë e vendit janë zhgënjyer pasi vendet fqinje po i kthejnë andej nga kanë ardhur. Dëshpërimi i tyre për t’u arratisur është rritur pas sulmeve me bombë të bëra nga ISIS pranë aeroportit të Kabulit.

Të paktën 60 vetë raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur por shifrat besohet të jenë shumë më të larta. Një numër i madh afganësh ishin nisur drejt kufijve para se të ndodhnin sulmet pas një udhëzimi nga Britania e Madhe pasi shumë shtete i kanë mbyllur tashmë evakuimet nga ajri.

Megjithatë, liria nuk është e garantuar për askënd pasi talebanët kontrollojnë pikat kryesore kufitare me vendet fqinje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!